Video: Gabigol i shton mallin Interit, realizon perlën e radhës në Brazil

23 Shkurt 2020
10:11
Eraldo Harlicaj
back button

Gabigol u shit në janar nga Interi drejt Flamengos. Sulmuesi është heroi i ekipit brazilian, pasi i dha Kupën Libertadores me dy golat e tij ndaj River Plate. Situatat nuk kanë ndryshuar aspak, pasi forma e tij mbetet shumë e mirë. 

Ai po shënon pa u ndaluar dhe në ndeshjen e radhës në finalen e kampionatit Carioca, të fituar ndaj Boavistas jashtë fushe me rezultatin 1-2 la shenjën e tij. Ai shënoi golin e dytë pas një aksioni fantastik të Flamengos. 

Lojtari përshëndeti rrjetën në minutën e 82′ dhe arriti t’i jepte skuadrës së tij titullin ndaj një rivali direkt. Nuk mund të mungonte festa e veçantë me heqjen e fanellës dhe takimit me tifozerinë. Gabigol ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e para të sezonit të ri. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit