VIDEO: Gafë dhe lot, Bare merr kartonin e dytë të kuq në 3 muaj!

13 Maj 2019
21:59
back button

Keidi Bare është vetëm 21 vjeç dhe duhet të rritet e të fitojë eksperiencë, por ndërkohë është bërë titullar te Malaga në Segunda Division në Spanjë dhe disa gjëra nuk i lejohen më.

Vjet një sherr me arbitrin i kushtoi shumë ndeshje mungesë, ndërsa këtë vit mesfushori shqiptar më në fund ka shpërthyer, duke luajtur rregullisht e duke pasur nivel të lartë, por sërish nuk po i shmang dot kartonët e kuq.

Në shkurt erdhi i pari sezonal, ndërsa sot erdhi i dyti, në një ndeshje tepër delikate kundër Oviedos.

Në minutën e 30-të, kur Malaga kryesonte 1-0, Bare kreu një faull absurd në mesfushë, duke e ngritur këmbën thuajse dy metra lart dhe duke goditur një kundërshtar. Edhe pse qartësisht pa dashje, faulli ishte i rrezikshëm dhe i palejueshëm, ndaj kartoni i kuq ishte i pashmangshëm.

Bare doli duke qarë nga fusha, ndërsa trajneri Víctor Sánchez e përqafoi, duke e ngushëlluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit