Video: Getafe shënon kundër Barcelona-s, por shikoni çfarë humb Griezmann

17 Tetor 2020
22:11
Denis Hakanaj

Antoine Griezmann ka humbur një rast të artë kundër Getafe-s mbrëmjen e sotme.

Ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të La Liga-s mund të ishte zhbllokuar në minutën e 30-të të pjesës së parë në favor të katalanasve, por francezi e ka shpërdoruar mundësinë që i është dhënë.

Sulmuesi, i vetëm përballë portierit, e ka dërguar topin mbi traversë.

Rregulli i pashkruar i futbollit “Gol i humbur, gol i pësuar” është konfirmuar në minutën e 56-të, kur Getafe ka kaluar në avantazh me një penallti të Mata-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit