Video/ Gjyqtari nxjerr nga fusha 2 tifozë pas ankesës së LeBron, ja arsyeja

25 Nëntor 2021
13:16
Telesport
back button

Në ndeshjen Indiana-Lakers (116-124), basketbollisti LeBron James është ankuar te gjyqtari për sjelljen e dy fansave që ishin ulur në radhë të parë. Ylli i Lakers ka kërkuar që ata të largoheshin nga salla, pasi sipas tij e kanë shqetësuar gjatë ndeshjes.

Sipas disa spektatorëve, që ishin ulur pranë dy tifozëve të përjashtuar, ata kanë uruar vdekjen e djalit të LeBron James në një aksident me makinë. Ata shtojnë se dy të rinjtë e përjashtuar nga salla ishin paralajmëruar edhe më herët nga forcat e sigurisë, por ishin gjithnjë shqetësues për lojtarët dhe tifozët e tjerë.

Kur hyjnë në fushë gjestet e shëmtuara dhe një gjuhë e ulët, kjo gjë nuk mund të tolerohet”, tha LeBron James.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit