VIDEO: Godet kombëtarja e femrave: Ne nuk kemi t*pe, por dimë si t’i përdorim ato!

15 Maj 2019
16:59
back button

Kanë mbetur më pak se një muaj nga Kupa e Botës 2019 për femra, që këtë herë zhvillohet në Francë dhe federata e Gjermanisë ka publikuar një video që ka si qëllim të thyejë paragjykimet.

Ndër vite historie, futbolli është cilësuar si një sport për meshkuj, duke i lënë mënjanë kompeticionet që femrat zhvillojnë. Gjithsesi për të kthyer vëmendjen, tek përfaqësuesja e Gjermanisë kanë menduar të bëjnë një spot ndryshe, që duhet të godasë që në titullin.

“Ne nuk kemi t**e, por ne dimë si ti përdorim ato”, është titulli i kësaj video, që më pas vijon me prezantimin e lojtarëve gjermane, që rrëfejnë se ndonëse janë kampione europe 8 herë radhazi askush nuk i njeh.

“Për titullin e parë na u dha dhuratë një set me filxhanë çaji”, thuhet në një moment të videos, që tregon mos rëndësinë e duhur ndaj tyre dhe paragjykimet për femrat futbolliste.

Në vijim në video janë pikërisht futbollistet që rrëfejnë se si femra që janë iu pëlqen të veshin taka, të veshin çorape të gjata, të bëjnë “make-up”, të kërcejnë, por në fund e mbyllin me një mesazh të qartë: “Nuk ka nevojë ta dini se kush jemi ne, mjafton të dini se çfarë duam ne: Të luajmë lojën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit