Video/ Gol dhe asist, Celina shkëlqen në Angli. Mahnit edhe Hasani në Hungari

15 Dhjetor 2018
20:17
back button

Bersant Celina vijon të jetë i rëndësishëm për skuadrën e Swansea në Championship në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar golin e barazimit, në fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 2-1 kundër Sheffield.

Ishte pikërisht Celina, që në minutën e 65-të do të futej si zëvendësues në fushën e lojës, teksa skuadra e tij ishte duke u mundur me rezultatin 0-1, me gol të shënuar nga Matias në minutan e 63. Në minutën e 71 Celina gjen rrjetën duke vendosur barazpeshën në fushë.

Ndërkohë që një minutë më pas nga këmbët e Celinës vjen dhe goli i fitores për Swansea, që asiston shokun e tij të skuadrës Routledge. Kështu skuadra e sulmuesit kosovar merr tre pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa ngjitet në vendin e nëntë në renditje me 32 pikë. Ky ishte goli i tretë për Celinën në këtë sezon me Swansea.

Ndërkaq, Florent Hasani ka magjepsur sërish në Hungari, sepse sot shënoi golin e fitores 2-1 për Diosgyor, në fushën e Paksi.

Sulmuesi 21-vjeçar shënoi një gol fantastik me gjuajtje nga distanca, goli katërt personal në kampionat, i katërti në 5 ndeshjet e fundit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit