VIDEO: Gol dhe kryesim, Bakaj shkon i qetë me pushime

31 Maj 2019
22:48
back button

Elis Bakaj vijon të bëjë detyrën në Bjellorusi, sepse edhe sot ka shënuar, në fitoren 3-1 që Shakhtyor Soligorsk ka arritur në shtëpi ndaj Dnipros.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë të ndeshjes, me 11-metërsh, në minutën e 62-të.

Bakaj ka luajtur 9 nga 10 ndeshjet e kampionatit të ri, duke shënuar 4 gola, ndërkohë që ka shënuar edhe 4 gola në 4 ndeshje kupe, kompeticion që Shakhtyor e fitoi para pak ditësh.

Në këtë mënyrë, Bakaj shijon i qetë pushimet 2-javore për shkak të ndeshjeve të kombëtares, me Shakhtyor që më 16 qershor do ta rinisë me një ndeshje "flakë", sepse viziton BATE Borisovin, klubi dominues absolut në Bjellorusi.

Për momentin Shakhtyor është në krye, por Dinamo Brest dhe BATE luajnë në fundjavë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit