Video: Haaland nxjerr veten në shitje për një çmim special

13 Nëntor 2019
15:30
Denis Hakanaj
back button

Erling Braut Haaland është personazhi i momentit.

Të gjithë e duan yllin e ri të Salzburg-ut, i cili është një sulmues i pastër në gjendje të shënojë shumë gola dhe… të bëjë shaka në lidhje me çmimin e kartonit të tij.

Intervista e dhënë pas ndeshjes po bën xhiron e botës. Gazetari e ka pyetur sa është vlera e tij në mkerkato dhe për çfarë shifre do të shitej.

Halaand është përgjigjur me shaka: “20? 30? 40? Jo, duhet të më paguash më shumë. Për ty e lëmë 60…”.

Ky dialog argëtues është zhvilluar të dielën e kaluar pas ndeshjes së fituar 3-0 nga Salzburg-u i tij kundër Wolfsberger, por po çmend internetin gjatë këtyre orëve.

Për 19-vjeçarin interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Gjithsesi, skuadra që do të sigurojë shërbimet e tij do të duhet të paguajë më shumë nga sa ka thënë norvegjezi. Salzburg, në fakt, ka bërë të ditur se kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit