Video: “I çmenduri” Muriqi shënon supergol, sezoni po mbyllet me shifra të frikshme!

11 Maj 2019
16:04
Eraldo Harlicaj
back button

"I çmenduri" Vedat Muriqi vazhdon të mrekullojë Turqinë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish në takimin që ekipi i tij, Rizespori po luan ndaj Galatasarayt. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 dhe ishte shtatlarti që baraspeshoi shifrat për skuadrën e tij. 

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e nëntë, por Muriqi barazoi rezultatin në minutën e 45'. Ai mori një top mjaft të mirë në kufijtë e zonës dhe vallëzoi me mbrojtësit duke i dhuruar vetes hapësira. Gjuajtje tokazi me të majtën dhe përshëndet rrjetën. 

Ky ishte goli i 15-të në 32 ndeshje të luajtura, ndërkohë që ka dhuruar dhe 7 asiste. Fenerbahçe po fërkon duart, pasi mediet turke raportojnë se ka arritur marrëveshjen me shqiptarin. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit