VIDEO: I zakonshmi Antonio gjunjëzon Tottenham! Maddison nderon Leicester. Lyon, çfarë katastrofe pas minutës së 80′ (VIDEO)

24 Tetor 2021
17:36
Telesport

Tottenham rikthehet në rënie të lirë, i gjunjëzuar 1-0 nga West Ham në derbin e Londrës i cili u vendos nga i zakonshmi Antonio në minutën e 72-të. “Çekiçët” kalojnë skuadrën e Espirito Santo në renditje. Antonio shkon 5 gola, 2 më shumë se Romelu Lukaku…

Fitorje jashtë fushe për Leicester-it në ndeshjen tjetër në orën 15:00: Dhelprat fituan 1-2 në fushën e Brentford, me golin vendimtar të Maddison në fund, pasi Jorgensen kishte barazuar avantazhin momental të nënshkruar nga Tielemans.

Sakaq, në Francë, bie në sy “hara-kiri” nga Lyon! Skuadra e Bosz po fitonte 1-2 jashte fushe ndaj Nice, por nje karton i kuq i prishi planet dhe vendasit e permbysen ne minutat e fundit 3-2 duke i shkaktuar humbje te dhimbshme.

Ne fakt, Lyon ka humbur 8 pikë pas minutës së 80-të këtë sezon në Ligue 1, dyfishi i çdo skuadre tjetër!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit