VIDEO: Icardi mbërrin në stërvitje, projektohet lamtumira me Inter

21 Mars 2019
10:47
back button

Mauro Icardi ka mbërritur në Appiano Gentile, qendra stërvitore e Inter. Aty ku do të bashkohet me skuadrën pas orës 11:00 në stërvitjen në fushë. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në të njëjtën kohë me Drejtorin e Deleguar, Beppe Marotta.

Ajo që ka zbuluar “Gazzetta dello Sport” është se Marotta e ka zgjidhur rikthimin e argjentinasit në skuadër me anë të avokatit Nicoletti. Por, në të vërtetë ka qenë vetë Icardi që i ka kërkuar avokatit të takohet me Marottan për t’i komunikuar vullnetin për t’u kthyer në skuadër pa shiritin e kapitenit.

Mësohet se 26-vjeçari punësoi avokatin Nicoletti në fillim me qëllim që të rimerrte shiritin e kapitenit, por sipas gazetës italiane lojtari ka ndryshuar mendim pas takimin me presidentin Steven Zhang. 

Gjithsesi ajo që shikohet si zgjidhja përfundimitare është largimi i tij në fund të këtij sezoni. Kriza e lojtarit me drejtuesit ka marrë fund, ai do kthehet të luajë që të mos bjerë më shumë vlera e tij, por në fund të sezonit argjentinasi do të largohet nga zikaltrit.

E vetmja gjë që mund të ndalojë largimin e tij është nëse nuk vjen ndonjë ofertë e duhur për të. Vetëm kjo do e ndalte largimin e Icardit nga Inter sipas gazetës italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit