Video: Ide brilante, ekipi i Serie A prezanton lojtarin nga FIFA!

17 Janar 2020
19:35
Eraldo Harlicaj
back button

Bologna ka arritur marrëveshjen e huazimit me Atalantës për Musa Barrow. Sulmuesi 21-vjeçar do të vihet nën urdhrat e trajnerit Sinis Mihajlovic të paktën deri në fund të sezonit. Lojtari është një transferim i rëndësishëm dhe pritet shumë prej tij, por videoja e prezantimit nga Bologna ka marrë shumë shpërndarje. 

Dy lojtarët e Bolognas, Riccardo Orsolini dhe Gabriele Corbo po luajnë FIFA në kompjuter dhe vendosin të ndërhyjnë në merkato. Ata vendosin që të afrojnbë lojtarin përmes FIFA-s, më pas shoku i ri i ekipit shfaqet në kolltukun ku janë ulur. Super ide nga klubi italian. Afrikani ka luajtur vetë 7 minuta këtë sezon për bergamezët, prandaj trajneri Gasperini e huazoi për t’u rritur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit