Video: Inekzistente në mbrojtje, Lazio barazohet nga Lecce

7 Korrik 2020
20:10
Eraldo Harlicaj

Ekipi i Lazios nuk arriti të mbajë avantazhin e gjetur me fat, por është barazuar nga Lecce në minutën e 30′. Vendasit ndërmorën një aksion të mirë dhe arritën të shënonin golin e barazimit.

Mbrojtja e Lazios ishte krejtësisht inekzistente dhe lejoi vendasit që të barazonin shifrat për 1-1. Strakosha nuk kishte shanse që të reagonte.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit