Video: Interi lë nam, e kthen Spallettin në elf të babagjyshit

16 Dhjetor 2018
12:55
Eraldo Harlicaj
back button

Interi nuk po kalon një moment të mirë në aspektin sportiv. Ekipi zikaltër u eliminua nga Champions League pas barazimit skandaloz në “San Siro” me rezultatin 1-1 kundër PSV-së. Fitorja ndaj Udinezes 1-0 solli pak qetësinë në kampin zikaltër, por surpriza më e hidhur për tifozët e Interit ishte sot.

Italianët kanë menduar të nxisin shitjet e produkteve të tyre online përmes një spoti krishtlindjesh. Në të shfaqet trajneri Luciano Spalleti në versionin e një “elfi” që fton njerëzit të blejnë te dyqanet e Interit. Veshja e tij dhe skenografia janë një perlë e vërtetë, tifozët kundërshtarë sapo zbuluan material për t’i vënë në lojë interistët.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit