Video: Interi mund të pendohet, Gabigol vazhdon me magji në Brazil

13 Shkurt 2020
15:13
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Gabigol u ble nga skuadra e Flamengos në kampionatin brazilian të futbollit. Ekipi brazilian fitoi në transfertë 2-3 ndaj Flumineses, ndërsa lojtari kryesor la shenjën e tij në takimin e zhvilluar në Amerikën Latine. 

23-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e 9′. Ai vodhi një top me shpejtësi dhe me një depërtim të shpejtë çau mbrojtjen duke mposhtur portierin kundërshtar për 0-2. 

Goli i shënuar nuk ishte kontributi i vetëm i lojtarit, pasi ish-lojtari i Interit, dha një asist shumë të mirë për shokun e skuadrës Filipe Luis. Mbrojtësi shënoi golin e parë me skuadrën braziliane i ndihmuar dhe nga Gabigol. Flamengo pagoi 17.45 milionë euro për futbollistin brazilian. 

   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit