Video: Interi rikthehet te fitorja, Conte bëhet me zemër

13 Korrik 2020
23:49
Eraldo Harlicaj
back button

Interi rikthehet te fitorja në ndeshjen kundër Torinos me rezultatin 3-1. Zikaltrit e nisën shumë keq ndeshjen, pasi Handanovic gaboi kundër Belottit.

Portierit slloven i rrëshqiti topi nga dora dhe Belotti nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të Torinos.

Pjesa e dytë foli krejtësisht për Interin që e nisi me marsh të pestë. Young barazoi gjithçka në minutën e 46′, ndërsa Godin i dha avantazhin në minutën 51′ për 2-1.

Interi vendosi pikat mbi “i” me golin e Lautaros. Sulmuesi mbylli llogaritë në 3-1 dhe Interi rikthehet te fitorja.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit