Video: Italia na mposht me penallti, ruleta ruse pa fat për Shqipërinë

10 Janar 2020
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Ndeshja e legjendave ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 1-1. Ekipi mik shënoi i pari me anë të Espositos në minutën e 9′, ndërsa kuqezinjtë barazuan me sulmuesin Erjon Bogdani. 

Shqiptarët barazuan me ish-sulmuesin që dërgoi topin në rrjetë për 1-1. Italianët protestuan, pasi duhej të ishte mbyllur ndeshja për 30 minuta, ndërsa tanët shënuan në të 33′. 

Penalltitë folën për italianët që nuk gabuan në 3 gjuajtjet e tyre. Marcolin, Bonanni dhe Carbone dërguan topin në rrjetë, ndërsa për tanët shënoi Skela dhe Aliaj, Duro humbi penalltinë që i dha fitoren miqve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit