Video: IT’S SHOWTIME! Mbappe-Di Maria rikthejnë spektaklin te PSG

20 Shtator 2020
14:03
Eraldo Harlicaj
back button

PSG e mbylli në fitore pjesën e parë kundër Nices me rezultatin 2-0. Ekipi i trajnerit Thomas Tuchel dominoi kundërshtarin jashtëfushe dhe duket se ka siguruar që në 45 minutat e para 3 pikët.

I pari që dërgoi topin në rrjetë ishte Kylian Mbappe. Sulmuesi i rikthyer pas prekjes nga COVID-19 realizoi me penallti për 0-1. Ai u shfaq i qetë duke mposhtur portierin kundërshtar për 0-1. Penalltia ishte e dyshimtë e fituar po nga sulmuesi francez.

Goli i dytë i sfidës u shënua nga Angel Di Maria në të 45’+1′. Mbappe u fut mirë në zonë dhe gjuajti drejt portës së Nices, Benitez nuk e kontrolloi topin si duhet duke e lënë në zonë, aty ku argjentinasi e shfrytëzoi si duhet për 2-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit