VIDEO: Ju prezantojmë tifozin më të veçantë në histori!

10 Tetor 2019
17:45
back button

Tifozët e futbollit njihet si më të çmendurit dhe kjo gjë është konfirmuar edhe ditën e sotme. Irani luante përballë Kamboxhias për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 dhe triumfoi me shifrat 14-0.

Deri këtu asgjë për t’u përmendur, pasi Irani njihet si një superfuqi në Azi, ndërsa Kamboxhia njihet si një ndër Kombëtaret më amatore. Gjithsesi, kjo gjë nuk e pengon që mos të ketë tifozë.

Pikërisht në transfertën e sotme ndaj Iranit, Kamboxhia kishte tifozin e saj. E themi në numrin njëjës, pasi vërtet ishte vetëm një tifoz.

Padyshim video e këtij tifozi po bën xhiron e Botës, pasi i vetëm mbështet Kombëtaren e tij edhe pse u mposht me shifrat 14-0. Me artopolant, si dhe i pajisur me flamurin e Kamboxhias, tifozi është ndër më të veçantët në histori…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit