Video: Kamberi show, sulmuesi shqiptar realizon një gol magjik

7 Dhjetor 2019
18:14
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi 24-vjeçar, Florian Kamberi, ka qenë protagonist në fitoren bindëse 3-0 të marrë nga Hibernian kundër Aberdeen në javën e 17-të të kampionatit skocez.

Lojtari, i cili duhej të ishte titullar me Shqipërinë kundër Andorrës nëse do të kishin mbërritur në kohë dokumentet nga Zvicra, ka realizuar një gol të mrekullueshëm në minutën e 74-t.

Ai ka dërguar topin në rrjetë pasi ka arritur të shmangë disa kundërshtarë në zonën e rreptësisë dhe ka fiksuar shifrat në 3-0. Kjo fitore e ka ngjitur Hibernian në vendin e gjashtë të renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit