Video: “Kapiteni” Berisha pa frena, realizon dy gola ndaj Zenitit

21 Nëntor 2020
16:02
Eraldo Harlicaj
back button

Bernard Berisha po kalon një formë shumë të mirë. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës i ka shënuar dy gola ekipit të Zenitit në ndeshjen që po luhet në këto momente. Sfida është ndalur në barazimin 2-2 dhe ishte dy herë sulmuesi këmbëshpejtë që barazoi shifrat.

Miqtë shënuan fillimisht me anë të Kazyayev në minutën e 16′, por në pjesën e parë u barazua gjithçka nga Bernard Berisha. Sulmuesi mori një top të mirë në minutën e 26′ dhe me një lëvizje akrobatike e dërgoi në rrjetë për 1-1.

Miqtë kaluan sërish në avantazh në minutën e 48′ me anë të Lovren. Ish-lojtari i Liverpoolit dërgoi topin në rrjetë, por ishte sërish kapiteni i Akhmatit që barazoi shifrat me penallti. Berisha shënoi golin e tij të 6 në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit