VIDEO: “Kasapi” i Crvena Zvezda i shkatërron karrierën mbrojtësit lituanez

17 Korrik 2019
12:43
back button

Kriminale, vetëm e tillë mund të përkufizohet ndërhyrja e një futbollisti serb të Crvena Zvezdas, Marko Gobeljić, të martën në mbrëmje ndaj një futbollisti lituanez, Vaidas Slavickas.

Kampionët e Serbisë përballeshin me Suduvën lituaneze dhe praktikisht gjithçka kishte marrë fund që në vajtje, sepse Crvena Zvezda fitoi 3-0.

Të martën në Beograd Crvena Zvezda kryesonte 2-0 pas një ore lojë dhe praktikisht vazhdimi ishte stërvitje, por 26-vjeçari Marko Gobeljić, mbrojtës i kombëtares serbe, kreu një ndërhyrje horror në mesfushë, duke i thyer kockat e kërcirit mbrojtësit kundërshtar. Slavickas, 33 vjeç, u çua me urgjencë në spital dhe do të operohet sot në Beograd, ndërsa karriera e tij ndoshta ka marrë fund tashmë.

Skuadra e Suduvës u trondit jashtëzakonisht nga ngjarja, ndërsa trajneri Vladimir Cheburin pas ndeshjes akuzoi futbollistin serb: "Ajo ishte ndërhyrje e paramenduar, nuk ishte aksident. Ai futbollist nuk duhet të luajë më futboll derisa të shërohet Slavickas. Mund të mungojë një apo dy vite, ndoshta nuk do luajë më futboll".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit