Video: Kastrioti shpartallon Luftëtarin, gjirokastritët në kaos total

27 Janar 2019
15:58
Eraldo Harlicaj
back button

Kastrioti ka bërë surprizën në Gjirokastër kundër Luftëtarit ashtu si në takimin e parë të kampionatit. Krutanët fituan me rezultatin 1-5 duke lëshuar sinjale të forta për mbijetesën, ndërsa gjirokastritët janë në krizë totale. Takimi u vendos nga dygolëshi i Markut dhe rrjeta e Rogerit dhe Ramit, ndërsa debutimi i Filit ishte pozitiv me gol, por mjaftoi vetëm për statistikë.  

Takimi nisi mjaft mirë për krutanët që gjejnë avantazhin që në minutën e 10' me anë të brazilianit Roger. Një gabim i portierit Ruci që nuk zotëron një goditje nga larg dhe më pas, braziliani arrin të zhbllokojë shifrat. Loja mbetet e fortë, por atëherë kur gjirokastritët e marrin veten është Rapo që gabon duke shkaktuar faull të pakuptimtë në zonë. Dorë e hapur në fytyrë të sulmuesit kundërshtar dhe Sina akordon penallti. Marku e kthen në gol. 

Luftëtari futet me tjetër fytyrë në pjesën e dytë. Gjirokastritët luajnë më mirë dhe arrijnë të ngushtojnë rezultatin me anë të Filit.

Debutim përfekt për fierakun që gjen golin në të 70'. Kundërpërgjigjen pas 13 minutash krutanët me një goditje të Markut nga larg dhe Ruci sërish nuk kontrollon si duhet. Goli i tretë dha goditjen përfundimtare, pasi Rami shënoi të katërtin 3 minuta më vonë, ndërsa në të 90' Marku i dha goditjen përfundimtare. Përfundimisht takimi mbyllet 1-5 për Kastriotin. 

Krutanët mbeten në vendin e fundit me 13 pikë, ndërsa Luftëtari mbetet në vendin e 8 me 17 pikë. Fitorja e dytë e kurtanëve jashtë stadiumit të tyre dhe të dyja fitoret janë ndaj Luftëtarit. Gjirokastritët do të përballen me vështirësi të mëdha në vazhdim.

Luftëtari 1-5 Kastrioti
Shënues: Fili 70′ / Roger 10′, H. Marku 45+4′ (penallti), 83', Rami 86', T. Marku 90'

Luftëtari: Ruçi, Demo (Oshafi 76′), Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka (Ilievski 46′) , Fili, Hanti, Rrapo, Dunga. Trajner: G. Mezani
Kastrioti: Puja, Husein (Rami 76′), T. Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Roxher, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.
Gjyqtarë. Emirion Sino, Ilir Tartari, Edlir Malo, Laver Alla.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit