VIDEO: Katastrofë Lazio, Chievo e dërrmon për 2 minuta!

20 Prill 2019
16:15
back button

E pabesueshme në Romë: Lazio po shkatërrohet nga Chievo, që është me pushime dhe ka kohë që i ka dhënë praktikisht lamtumirën Serisë A.

Një ndeshje stërvitore në letër, por Lazio hasi probleme në pjesën e parë, derisa Sergej Milinkovic-Savic doli me karton të kuq për një shkelm ndaj kundërshtarit dhe pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë erdhën "bombat" e Chievos: në minutën e 49-të Vignato shënoi me një predhë në hyrje të zonës, ndërsa dy minuta më vonë Përparim Hetemaj mposhti sërish Strakoshën, me një goditje të lehtë me kokë, ku kishte faj edhe portieri kuqezi.

Në minutën e 67-të Felipe Caicedeo shënoi një një gol shprese për Lazion, ndërkohë që ndeshja u hap totalisht, me raste të shumta në të dy krahët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit