Video: Kepa tradhtohet nga mbrojtësit, Shefield befason Chelsean

11 Korrik 2020
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea nuk e ka nisur si duhet transfertën kundër Sheffield United, pasi ka pësuar gol në minutën e 19′. Ekipi vendas iu fal golit të parë të David McGoldrick në  Premier League.

Sulmuesi nuk kishte asnjë gol në elitën e futbollit anglez deri më tani, por ndëshkoi Kepën. Ky i fundit reagoi mirë në gjuajtjen e parë, por nuk u ndihmua nga mbrojtësit që nuk spastruan topin e mbetur në zonë. McGoldrick çoi shifrat në 1-0.

Vendasit nuk ulën ritmin, pasi arritën të shënonin dhe golin e dytë. McBurnie gjeti rrjetën në minutën e 33′ për 2-0. Ai shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtësve që e harruan të vetëm në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit