Video: “Kërmilli” Jorginho çmend rrjetet sociale

24 Shtator 2019
17:51
Denis Hakanaj
back button

Fundjava e kaluar nuk ka qenë shumë e mirë për disa lojtarë të Premier League. Një nga këta ka qenë edhe Jorginho, i cili nuk ka shkëlqyer në humbjen e pësuar nga Chelsea kundër Liverpool-it. Ish-ylli i Napoli-t, në fakt, ka qenë protagonist i një gare të humbur me… arbitrin.

Episdoi i minutës së 89-të të ndeshjes po çmend rrjetet sociale dhe, siç mund të imagjinohet, tifozët nuk janë treguar aspak të mëshirshëm me lojtarin e Lampard.

“Ose arbitri është shumë e i shpejtë, ose Jorginho është shumë i ngadaltë”, ka qenë një koment. Një tjetër ka menduar për video-lojërat: “Nuk isha dakord me vlerësimin e tij 55 për shpejtësinë, por tani e kuptoj se ndoshta duhet ta kishin vlerësuar më pak”.

Një tjetër ka patur një sugjerim për mesfushorin: “Shkëpute rimorkion që ke mbrapa”. Me pak fjalë, një figurë aspak e mirë për italo-brazilianin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit