Video: Klopp u merr shpirtin lojtarëve, habitet me blerjen e re: Sa i gjatë qenke!

9 Korrik 2019
9:27
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli ka nisur përgatitjet paraprake me një grup të reduktuar lojtarësh. Trajneri Jurgen Klopp është rikthyer në qendrën stërvitore të "Redsave" ku është takuar përzemërsisht me të gjithë punonjësit e klubit. 

Në klub është shfaqur dhe afrimi i fundit, holandezi  Sepp van den Berg. Mbrojtësi u prezantua me lojtarët, por dhe me trajnerin Jurgen Klopp. Gjermani u habit nga gjatësia e tij. "Gëzohem që të njoh. Sa i gjatë qenke. Si ndihesh?", – ishin përshëndetjet e para të numrit një të stolit. Shtatlarti iu përgjigj se ndihej paksa nervoz. 

Tekniku dhe stafi i tij filluan të punon me futbollistët që kishin në dispozicion. James Milner, Lallana, Chamberlain, Gomez, etj. Përgatitësi atletik u bëri ushtrime kardio, sprinte të kombinuara me pushime dhe natyrisht që në fund rezitoi vetëm Millner… Fantastik mesfushori!  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit