VIDEO | Kroos nuk mund ta besojë dhe shpërthen në Twitter: fajin e ka një faull fantazmë! Hera e parë që i ndodh në karrierë

21 Janar 2022
17:02
Telesport
back button

Real Madridi në fund të një ndeshjeje të guximshme, e cila u mbyll në kohën shtesë, arriti të fitojë kualifikimin në çerekfinale të Copa del Rey duke mposhtur Elche. Tashmë skuadra e Ancelottit do të përballet me Athletic Bilbao, xhelatin e Barcelonës.

Ndërkohë, ende flitet për ndeshjen e fazës së 16-të, sidomos për një episod kurioz, ku protagonist ishte Toni Kroos.

Kampioni gjerman njihet për gjakftohtësinë e tij si dhe për aftësitë e tij teknike dhe vizionin e jashtëzakonshëm të lojës. Është e vështirë ta shohësh atë të kënaqet me reagime të çrregullta ose gjeste të zemëruara në fushë, një aspekt që ka kontribuar në rritjen e reputacionit të tij si një profesionist shembullor.

Mirëpo, ajo që ndodhi në Elche-Real Madrid e bëri atë të humbiste vërtet durimin, deri në atë pikë sa ta lëshonte veten edhe në rrjetet sociale, kompletuar me një koment ironik. Por çfarë ndodhi? I gjithë faji i një faulli fantazmë, që i kushtoi atij një paralajmërim.

Në raundin e fundit të kohës së rregullt, Toni Kroos po përballej me një përpjekje për të penguar lojën e Morente te Elche. Ky i fundit u rrëzua përtokë, me gjyqtarin Jorge Figueroa Vazquez që fishkëlleu një goditje dënimi. Në atë moment, ish-Bajerni mbeti i shtangur: përsëritjet konfirmuan se nuk kishte asnjë kontakt mes dy lojtarëve, në të vërtetë kishte një distancë të dukshme midis këmbës së Kroos dhe asaj të Morentes.

Një iluzion optik ndoshta e ka tradhtuar arbitrin, edhe pse gabimi i dukshëm është krejt i pashpjegueshëm. Kroos vuri duart në kokë, duke u ankuar për atë që ndodhi, madje përfundoi duke mare kartonin.

Disa orë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, Kroos postoi në rrjetet sociale videon e asaj që ndodhi, me një koment që është një program i tërë, ose më mirë “Karton i verdhë, sigurisht”. Një koment ironik i gjermanit, i cili për fat mundi të ngushëllohej me kalimin e turnit. E mes komenteve të shumta ka edhe nga ata që bëjnë shaka për praninë e mundshme të një lojtari “fantazmë” në fushë, autorit të faullit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit