Video: Kukësi fundos Teutën dhe merr kreun, Vllaznia fut në krizë Skënderbeun

14 Dhjetor 2019
18:02
Denis Hakanaj
back button

Kukësi ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionarr pasi  ka mundur 4-0 në shtëpi Teutën. Dy penallti të Shkurtaj (31’, 67’), një e Ethemit (93′) dhe një gol i Abazajt (73’) i kanë siguruar tri pikët skuadrës së Duros, që tani kryeson renditjen me 27 pikë.

Durrsakët, që kanë zbritur në vendin e shtatë me 22 pikë, e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Hoxha në minutën e 67-të.

Fitore edhe për Vllazninë, që ka mundur 1-0 në transfertë Skënderbeun falë një goli të Shtubinës në minutën e 65-të. Miqtë kanë arritur ta mbrojnë avantazhin, pavarësisht se i kanë luajtur minutat e fundit me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Walusimbi.

Ky rezultat ka ngjitur shkodranët në vendin e pestë dhe ka zbritur korçarët në vendin e tetë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit