Video: Laçi fiton ndaj Luftëtarit, gjirokastritët mposhtin veten

11 Korrik 2020
19:45
Eraldo Harlicaj

Laçi ka bërë detyrën ndaj ekipit të Luftëtarit duke fituar me rezultatin 3-1. Ekipi kurbinas mori 3 pikë të arta në luftën për Europë kundër gjirokastritëve dhe i fitoi në mënyrë jo shumë normale, pasi miqtë shënuan dy autogola.

Takimi u hap që në minutën e 2′ me anë të autogolit të Kukajt. Mbrojtësi i Luftëtari dërgoi topin në portën e tij për 1-0. Pjesa e dytë u mbyll me rezultatin 2-0 me Redon Xhixhen që gjeti rrugën e rrjetës në fund të pjesës së parë.

Kurbinasit patën fat dhe në fillimin e pjesë së dytë. Rezultati shkoi 3-0 sërish me autogol, pasi Lala dërgoi topin në rrjetë në minutën e 50′. Miqtë reaguan në minutën e 85′ me Memetllarin, por që goli nga penalltia vlen për statistikë për të mbyllur sfidën në 3-1. Laçi merr vendin e tretë me 55 pikë në pritje të ndeshjes së Teutës.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit