Video: Laçi mbylli llogaritë në pjesën e parë, Luftëtari pa busull

11 Korrik 2020
18:41
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi e ka mbyllur me rezultatin 2-0 pjesën e parë kundër Luftëtarit. Ekipi laçian ka bërë shumë mirë, pasi duket se e ka siguruar 3 pikëshin kundër gjirokastritëve që në 45 minutat e para të sfidës.

Ndeshja nisi mirë për kurbinasit që ndëshkuan bluezinjtë që në minutën e 2′. Armenis Kukaj ishte i pafat, pasi dërgoi topin në portën e tij duke i dhënë avantazhin Laçit për 1-0.

Goli i qetësisë u shënua nga Redon Xhixha. I riu shfrytëzoi një sërë gabimesh në mbrojtjen gjirokastrite dhe detyroi për herë të dytë portierin Basha që të nxirrte topin nga rrjeta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit