Video: Laçi shkatërron Luftëtarin për vendin e parë, Flamurtari ndal Bylisin

14 Dhjetor 2019
14:56
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Luftëtarin duke fituar dhe rrëmbyer vendin e parë pas humbjes së Partizanit në derbi. Ndeshja nuk kishte shumë histori me vendasit që dominuan në të gjithë fushën dhe arritën të shënonin gola të bukur.

Takimi u hap në minutën e 17′ me anë të Xhixhës. Nuk mund të mungonte me këtë festë dhe Nwabueze që dërgoi topin në rrjetë në të 43′. Pjesa e dytë foli sërish për vendasit që shënuan dhe dy gola të tjerë me anë të Tekos. Ai shënoi në minutën e 53′ dhe më pas dërgoi topin në rrjetë dhe në minutën e 72′ pas gafës së Isufit.  

Flamurtari i ka bërë gjëmën Bylisit, pasi e ndali në Vlorë me barazimin 2-2. Ekipi vlonjat po vuan shumë dhe ia doli të rrëmbente një pikë që nuk i shërben aspak në fundin e klasifikimit, por i prishi punë Bylisit duke i mohuar vendin e parë. 

Takimi nisi me Sukajn në minutën e 17′. Shkodrani mori një kros dhe arriti ta dërgonte në rrjetë për 1-0. Sulmuesi Guindo arriti ta dërgonte topin dy herë në rrjetë dhe e ktheu rezultatin për 1-2. Kur u mendua se ballshiotët morën fitoren, Nebiu arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 87′ për 2-2. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit