Video: Lajm i mirë te Barcelona, rikthehet problematiku në stërvitje

28 Korrik 2020
19:37
Eraldo Harlicaj
back button

Stërvitja e Barcelonës ka mirëpritur sot Ousmane Dembelenë. Sulmuesi i krahut pas një sezoni të mbushur me dëmtime mund të ketë gjetur më në fund qetësinë dhe të rikthehet më i fortë se kurrë.

Francezi u rishfaq sot në stërvitjen e ekipit dhe punoi me top. Dembele ishte shpresa e madhe e Barcelonës, por nuk ka arritur të justifikojë besimin e drejtuesve të katalanasve.

Futbollisti ka qenë krejtësisht pafat pasi është ndjekur nga dëmtimet. Sulmuesi ka patur probleme dhe me sjelljen e tij. Ai nuk ka shfaqur kurrë profesionalizëm dhe drejtuesit duan ta shesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit