Video: Milinkovic-Savic shënon një supergol, Immobile kalon Ronaldon

23 Korrik 2020
23:03
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio barazoi menjëherë Cagliarin për 1-1. Ekipi lacial arriti të shënojë në minutën e 47′ sapo u rikthyen nga dhomat e zhveshjes. Ishte mesfushori Milinkovic-Savic që gjeti rrjetën me një goditje të saktë nga jashtë zone. Sfera u ndal në trekëndëshin e portës dhe shkundi rrjetën kundërshtare.

Furia e vendasve nuk u ndal me aq, pasi Immobile riktheu shumë shpejt avantazhin që në minutën e 60′. Ai parakalon në këtë mënyrë Cristiano Ronaldon në garën për këpucën e artë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit