Video: Lazio ëndërron me Immobile-n, vetëm Messi ka bërë më mirë se ai

18 Janar 2020
17:06
Denis Hakanaj
back button

Lazio duket se e ka seriozisht.

Skuadra e Simone Inzaghi-t është konfirmuar forca e tretë e Serisë A dhe i është afruar Juventus-it dhe Inter-it në kreun e renditjes pas fitores bindëse 5-1 të marrë në shtëpi kundër Sampdoria-s.

Heroi i sfidës ka qenë Ciro Immobile, i cili ka realizuar 3 nga 5 golat e bardhekaltërve, dy me penallti dhe një me aksion (17′, 20′ dhe 65′).

Caicedo (7′) dhe Bastos (54′) kanë shënuar dy të tjerët për lacialët. Goli i ngushëllimit për miqtë është realizuar nga Linetty (70′).

Vetëm Leo Messi (21) ka shënuar 2 ose më shumë gola në më shumë ndeshje se Ciro (18) në tre sezonet e fundit në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit