Video: Lazio jashtë Europës, Sevilla pa frena; PSV dorëzohet pa kushte

7 Nëntor 2019
20:55
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio ka humbur në shtëpi 1-2 ndaj Celtic-ut në shtëpi duke i thënë lamtumirë Europa Leagues. Takimi nisi mjaft mirë për skuadrën e Inzaghit, pasi shënoi me anë të Immobiles. Italianët nuk mbajtën avantazhin dhe u barazuan nga miqtë me anë të Forrest. Vendasit u shokuan në minutat e fundit kur Nitcham realizoi në të 90’+5′. Takimi tjetër ndërmjet Cluj dhe Rennes dhuroi emocione të shumta. Rumunët fituan me një gol në minutën e 87′ dhe kapin vendin e dytë. 

Sevilla ka shkatërruar jashtë fushe Dudelangen. Spanjollët fituan 2-5 në një fushë patatesh dhe zgjidhën gjithçka shumë thjeshtë. Ekipi mik realizuan 5 gola me tripletën e El Haddidit dhe dy golat e Daburit. Spanjollët kanë 4 fitore, ndërsa APOELi i mori vendin e dytë Qarabagut pas fitores 2-1. 

Baseli i shqiptarëve Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, të dy titullarë, fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Getafes. Arthur dhe Frei vendosën ndeshjen, ndërsa mjaft mirë luajtën dhe djemtë tanë. Basel kap vendin e parë, ndërsa Krasnodar mposht Trabzonsporin me rezultatin 3-1.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të orës 18:55

Lajme të tjera

Lajmet e fundit