Video: Leicester parakalon Liverpoolin, ul me këmbë në tokë Southampton

16 Janar 2021
23:00
Eraldo Harlicaj
back button

Leicester fitoi me rezultatin 2-0 kundër Southamton. Një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e “Dhelprave” që e tregojnë veten si një nga skuadrat më të mira të Premier League.

Ata fituan ndaj Southampton me një gol për çdo pjesë lojë. Ishte Maddison që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 37′. Mesfushori bëri gjithçka mirë dhe mposhti portierin kundërshtar.

Goli i dytë i ndeshjes u shënua në minutën e 90’+5′ nga Barnes. Leicester kapi në kundërsulm Southampton dhe nuk e kishte të vështirë të shënonte. “Dhelprat” ulin me këmbë në tokë Southampton pas fitores me Liverpoolin dhe parakalojnë “Redsat” në renditje, por me një ndeshje më shumë.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit