Video: Leipzig mposht Koln, Werner e Olmo mbeten lider!

1 Qershor 2020
22:43
Eraldo Harlicaj
back button

Leipzig fitoi një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Koln në transfertë me rezultatin 2-4. Një fitore që erdhi me përmbysje, pasi ishin vendasit që shënuan të parët me anë të Cordobas në minutën e 7′.

Barazimi erdhi nga i zakonshmi Schick në minutën e 20′, ndërsa në krahun tjetër ishte Nkunku në të 38′ e çoi rezultatin në 1-2. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë nisi me gol.

I zakonshmi Timo Werner shënoi golin e tretë në të 50′. Tjetër mesazh për Kloppin, pasi sulmuesi po shënon rregullisht. Modeste dha idenë e rikthimit në lojë të Koln me rezultatin 2-3 në minutën e 55′

Gëzim që zgjati shumë pak, pasi Dani Olmo realizoi në të 57′. Leipzig mban vendin e trretë me këtë fitore, ndërsa Koln mbetet në mesin e artë të tabelës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit