Video: Leksione futbolli, Atalanta shënon 3 gola për 5 minuta

14 Korrik 2020
22:20
Eraldo Harlicaj
back button

Atalanta ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër Brescias për 2-1. Ekipi i trajnerit Gasperini është në formë shumë të mirë dhe argëtohet në fushën e lojës.

Goli i dytë i shënuar nga De Roon e tregon mjaft mirë diçka të tillë. Një aksion fantastik i bergamezëve që mbyllet mjaft mirë nga goditja e De Roon. Ekipi vendas del mjaft lehtë para portës kundërshtare.

Furia e vendasve nuk u ndal sepse pas 3 minutash shënuan dhe golin e 3-1 me anë të Malinovsky. Një goditje e fortë që u ndal në rrjetë. Në festivalin e golave nuk mund të mungonte dhe Duvan Zapata që me një zhytje me kokë çoi rezultatin në 4-1.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit