Video: Leverkusen nuk mban ritmin, Union Berlini “hirushja e Bundesligës”

15 Janar 2021
22:37
Eraldo Harlicaj
back button

Union Berlini duket se është “Hirushja” e këtij sezoni në Bundesligë. Vendasit kanë fituar me rezultatin 1-0 kundër Bayer Leverkusen. Një triumf krenarie dhe impenjimi maksimal për skuadrën vendase.

Sfida pati shumë emocione me të dy skuadrat që u munduan të merrnin maksimumin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 dhe dukej se e gjithë ndeshja do të mbyllej në barazim pa gola.

Festa e madhe për vendasit erdhi në minutën e 88′. Teuchert dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij dhe 3 pikë të arta. “Aspirinat” humbasin sërish terren në garën për titull dhe Europë.

Leverkusen ndodhet në vendin e tretë me 29 pikë, 4 ndeshje pa fitore. Union Berlini ngjitet në vendin e katërt, por të dy skuadrat kanë 1 ndeshje më shumë. Dortmundi mund të bëjë rokadën në tabelën e klasifikimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit