Video: Leverkusen tregon muskujt ndaj Dortmundit, verdhezinjtë nuk bindin

19 Janar 2021
22:32
Eraldo Harlicaj
back button

Bayer Leverkusen ka arritur të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Borussia Dortmundit për 2-1. “Aspirinat” tregojnë “muskujt” ndaj ekipit verdhezi dhe bindin në një ndeshje që duhet ta fitonin për garën në vendet e para të renditjes.

Goli i parë u shënua nga Diaby në minutën e 14′. Ai mori një asist nga 30 metra nga Bailey dhe nuk gaboi para portës kundërshtare për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 01-0, ndërsa dy golat e fundit të ndeshjes u shënuan në 45 minutat e dyta të sfidës.

Dortmundi barazoi në minutën e 67′ me Brandt. Ky i fundit shënoi mjaft mirë për 1-1 me një goditje nga jashtëzone. Vendasit nuk lejuan shumë gëzimin e verdhezinjëve sepse shfrytëzuan gabimin e Meunier për të gjetur golin e dyt^ dhe te fitores me anë të Wirtz në minutën e 80′.

Ndeshjet e tjera të mbrëmjes panë Wolfsburgun të fitojë 1-0 në transfertë kundër Mainz dhe Hoffenheimit 3-0 në fushën e Hertha Berlinit.

Rastet dhe golat e ndeshjes i ndiqni këtu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit