Video: Leverkuseni fiton me vuajtje, mjafton heroi Havertz!

29 Maj 2020
22:32
Eraldo Harlicaj
back button

Bayer Leverkusen ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë kundër Freiburgut të Amir Abrashit me rezultatin 0-1. Mjaftoi një gol i yllit të ri Kai Havertz për t`i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.

Takimi ishte i balancuar dhe me të dy skuadrat që u munduan të bëjnë mirë. Fati i buzëqeshi miqve që goditën në minutën e 54` me Kai Havertz. Talenti 20-vjeçari mori një pasim mjeshtëror nga Bailey dhe nuk gaboi përballë portierit.

Goli i 35 i tij në Bundesligë që e bën lojtarin që ka shënuar më shumë gola deri në moshën 21-vjeçare. Leverkusen ngjitet në vendin e tretë me këtë fitore me 1 pikë më shumë se Leipzig dhe 1 më pak se Dortmundi, por me një ndeshje më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit