Video: Lille kockë e fortë, Milani komplikon pozitat në grup!

26 Nëntor 2020
20:54
Eraldo Harlicaj
back button

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lille. Ekipi italian humbi në “San Siro” ndaj francezëve, ndërsa nuk shkon më shumë se një barazim në Francë pa Ibrën e dëmtuar.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa “Djalli” realizoi menjëherë sapo zbriti në tapetin e blertë në pjesën e dytë. Castillejo dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të Rebic. Ky i fundit e gjeti mjaft mirë brenda zone për 0-1.

Lille mori më pas dominimin e ndeshjes dhe barazoi rezultatin në minutën e 65′. Bamba finalizoi mjaft mirë një aksion perfekt të vendasve për 1-1. Takimi u mbyll po me këtë rezultat, ndërsa pozitat e Milanit komplikohen pak në grup.

Sparta Prague fitoi sërish ndaj Celticut me rezultatin 4-1, ashtu si në ndeshjen e kaluar. Lille mban vendin e parë me 8 pikë, Milani me 7 në vendin e dytë, ndërsa Sparta me 6 pikë. Celticu mbetet në fund me 1 pikë, pasi ka marrë vetëm 1 pikë ndaj Lille.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit