Video: Liverpooli i falet “faraonit” Salah, Watfordi nuk i ndal dot

14 Dhjetor 2019
15:27
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli ka marrë fitoren e radhës me rezultatin 2-0 ndaj Watford-it. Një ndeshje e cila u mendua e lehtë në letër, por nuk doli ashtu si pritej në fushën e lojës duke konfirmuar se Premier League është një nga kampionatet më të forta në botë. 

Pjesa e parë foli për Liverpool-in, por goli erdhi vetëm në minutën e 38-të. “Redsat” shfrytëzuan në mënyrë përfekte një kundërsulm me Firminhon që pasoi drejt Manesë. Sulmuesi pasoi për Salah dhe më pas egjiptiani bëri të gjithë punën për 1-0.  

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës. Mane dyfishoi rezultatin pas një pasimi të Shaqirit, por u anulua për pozicion jashtëloje. Miqtë reaguan, por Alisson arriti t’i ndalte. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej 1-0, ishte Salah që shënoi golin e dytë. Egjiptianit i doli një top i papritur dhe me mjeshtëri e dërgoi në rrjetë. Liverpooli merr fitoren e radhës dhe vazhdon kryesimin pa problem duke thelluar distancën me Leicesterin dhe Manchester Cityn, me shpresën se kundërshtarët do të gabojnë. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit