Video: Liverpooli i rekordeve fiton klasiken e Anglisë dhe shkon 16+ nga City

19 Janar 2020
19:27
back button

Liverpool ka mposhtur 2-0 Manchester United në klasiken e javës së 23-të të Premier League duke vazhduar ecurinë e mrekullueshme në kampionat.

ishte një fitore e vështirë, sidomos në pjesën e dytë kur United vuri këmbën në gaz dhe krijoi disa mundësi të mira, por vendasit ruajtën qetësinë dhe kanë ndëshkuar Djajtë në sekondat e fundit duke siguruar tri pikët.

Liverpool gjeti golin e avantazhit me Virgil van Dijk në minutën e 14’. Qendërmbrojtësi holandez ka kërcyer mbi të tjerët gjatë një goditje këndi duke zhbllokuar rezultatin.

Vendasit mund të kishin shënuar të dytin apo edhe të tretin, por Mane dhe Salah kanë shpërdoruar shumë edhe pas pushimit.

Unitet rrit intensitetin dhe mundohet të bëjë diçka në fund, por është ndëshkuar nga goli i Mohamed Salah i cili pas asistim të portierit Alisson ka mposhtur De Gea-n.

Liverpool është në krye me 16 pikë diferencë nga Manchester City i vendit të dytë ndërsa United qëndron në vend të 5-të me 34 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit