Video: Lopetegui s’hakmerret dot, Real mposht Sevilla-n dhe merr kreun

18 Janar 2020
18:01
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka marrë fitoren e radhës në La Liga pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Sevilla-n e ish-trajnerit të Los Blancos, Julen Lopetegui.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola dhe mes polemikave për shkak të goli që iu anuluar miqve nga VAR në minutën e 32-të, takimi është zhbllokuar në minutën e 57-të.

Casemiro ka marrë një pasim magjik nga Jovic dhe nuk ka gabuar. Sevilla është përgjigjur me një gol të bukur të Luuk de Jong në të 64-ën, por mesfushori brazilian ka gjetur përsëri rrjetën në të 69-ën dhe ka fiksuar shifrat në 2-1.

Ky ka qenë dygolëshi i parë i Casemiro-s si lojtar i Real Madrid-it, që tani kryeson La Liga-n me një avantazh prej tri pikësh ndaj Barcelona-s. Katalanasit, gjithsesi, kanë një ndeshje më pak.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit