Video: Lucas shikon golin e tij me koment brazilian dhe nuk përmbahet

9 Maj 2019
14:52
Denis Hakanaj
back button

Tottenham  siguroi finalen e Champion League pasi mundi 3-2 Ajax-in në gjysmëfinalen e kthimit falë tre golave të realizuar në pjesën e dytë nga braziliani Lucas Moura. 

Heroi i "Spurs" ka pasur mundësinë ta shikojë golin e tij të fundit me koment brazilian në përfundim të ndeshjes dhe nuk ka arritur t'i përmbajë dot lotët. 

"Është e vështirë të flasësh", ka thënë ai duke fshirë lotët. "E kam ëndërruar shumë këtë moment. Që në fëmijëri kam ëndërruar të luaj në Champions League dhe ta fitoj. Tani kam mundësinë të luaj në finale". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit