Video: Lukaku dhe CR7 nuk i afrohen, shikoni çfarë bën Immobile në 3 minuta

18 Janar 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Lazio e ka mbyllur 3-0 në avantazh pjesën e parë të ndeshjes së kampionatit që po luan në shtëpi kundër Sampdoria-s.

Protagonisti i sfidës në 45 minutat e para ka qenë Ciro Immobile, i cili ka realizuar golin e dytë dhe të tretë të bardhekaltërve në harkun e 3 minutave.

Në të 17-ën është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në të 20-ën ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë një pasim të mrekullueshëm të Acerbi-t.

Shifra të frikshme për italianin në këtë sezon. Ai, në fakt, kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 22 realizime, tetë më shumë se Lukaku dhe Cristiano Ronaldo.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit