Video: Man. United bën harakiri, Southampton e barazon në fund

13 Korrik 2020
23:11
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër Southampton në Old Trafford. “Djajtë e kuq” flirtuan me fitoren, por në fund u barazuan nga miqtë.

Ndeshja nisi shumë keq për të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer që pësuan gol që në start. Pogba gaboi në minutën e 12′ duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të përfitojnë dhe të shënojnë për 0-1.

Vendasit reaguan shpejt me Rashford dhe Martial që kthyen rezultatin brenda 3 minutave. Të dy gola shumë të bukur!

 

Pjesa e dytë pa një United në kërkim të golit të qetësisë, por nuk ndodhi kështu. Në fund, Southampton barazoi me Obafemi. Një gol që mund t’u heqë Championsin ekipit të “Djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit