Video: Man. United me 5 yje, “Djajtë” shkatërrojnë Bournemouthin / Vardy prek historinë me Leicester

4 Korrik 2020
17:52
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United është një nga ekipet më në formë në Premier League. Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer fitoi me rezultatin 5-2 ndaj Bournemouthit duke dominuar gjithçka. Takimi nisi keq për vendasit që u ndëshkuan pas një gabimi të Maguires.

Miqtë shënuan me Stanislas, por Greenwood, Rashford dhe Martial kthyen avantazhin në Old Trafford. Golat e sulmuesve bënë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 3-1 për vendasit. Situata nuk ndryshoi në pjesën e dytë, madje mund të konsiderohet një fotokopje e së parës.

Joshua King ngushtoi shifrat në 3-2 me anë të një penalltie, por shumë shpejt Greenwood dhe Bruno Fernandes vulosën gjithçka për 5-2. United kap vendin e katërt që të çon në Champions League me 55 pikë, 1 më shumë se Chelsea, por me një ndeshje më shumë. Bournemouth merr një goditje të fortë për qëndrimin në Premier League.

Leicester fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Crystal Palace. “Dhelprat” morën 3 pikë të arta që i mbajnë të qetë në vendin e tretë. Iheanacho dhe Vardy (dy herë) ishin autorët e golave. Sulmuesi anglez shënon golin e tij të 100 në Premier League. Një shifër shumë impresionuese.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit